Libri dhe dy autorët më të mirë të 2025, studiuesja Alda Bardhyli: Kultura shqiptare në vitin 2026 hyn në një fazë vendimtare

Libri dhe dy autorët më të mirë të 2025, studiuesja Alda Bardhyli: Kultura shqiptare në vitin 2026 hyn në një fazë vendimtare

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në një intervistë për Erisa Lilën, tregon për librin më të mirë dhe dy autorin që sipas studiueses, dominuan në vitin që lamë pas. Ndër të tjera, Bardhyli shprehet se kultura shqiptare në vitin 2026 hyn në një fazë vendimtare rikonfigurimi. Sipas saj, ajo do të vazhdojë të lëvizë mes dy poleve: ruajtjes së trashëgimisë dhe presionit të modernitetit global. Intervista e plotë Libri më i mirë që keni lexuar në 2025? The Loneliness of Sonia and Sunny – nga Kiran Desai. Një roman i cili i reziston sentimentalizmit. Forca e tij qëndron në mënyrën se si e trajton vetminë jo si problem emocional, por si gjendje themelore njerëzore. Sonia dhe Sunny nuk janë personazhe...