“L’Elisir d’Amore” në skenën e TKOB, shfaqja vjen si dhuratë për publikun në muajin e dashurisë
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit po përgatitet të sjell në skenë një nga ngjarjet më të veçanta artistike të muajit shkurt. Për katër net radhazi, opera lirike “Elisiri i dashurisë” e Gaetano Donizettit vjen si një premtim për të bërë publikun përjetojë dashurinë përmes kësaj premiere. Kjo vepër e njohur, e mbushur me nota komike dhe romantizëm, rikthehet në një produksion krejtësisht të ri, duke nisur nga skenografia dhe kostumografia, deri te çdo detaj i ndërtuar posaçërisht për këtë shfaqje. Një lexim bashkëkohor skenik e zhvendos veprën në një fshat piktoresk bregdetar, duke i dhënë operës një atmosferë mesdhetare dhe një ndjeshmëri të freskët. ““L’Elisir d’Amore” është një histori e thjeshtë, por thellësisht njerëzore, ku dashuria, naiviteti dhe shpresa marrin jetë përmes muzikës plot...
Burimi:
vizionplus.tv