Lekë “të reja” dhe lekë “të vjetra”, pse gjithë kjo ngatërresë?
“Ngatërresa” e shqiptarëve me shprehjen e vlerës reale të parave duket se daton edhe më herët se në vitet 1964-’65, kohë kur u zëvendësua leku i vjetër me lekun e ri. Përcaktimi i një kursi të ri për monedhën shqiptare ka qenë një praktikë e ndjekur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ne Shqipëri. Në këtë periudhë, me argumentin e luftës kundër inflacionit, u ndërmorën operacione monetare që pakësuan me më shumë se 5 herë sasinë e kartëmonedhave në qarkullim. Brenda 3 vitesh, të paktën 3 herë shqiptarët janë përballur me ndryshimin e kursit të parasë, duke u marrë paratë që zotëronin e duke u dhënë para të tjera, me kurs të ri. Iljaz Fishta dhe Veniamin Toçi kanë analizuar në studimet e tyre me imtësi...
Burimi:
kultplus.com