Lea Ypi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Durrësit (video)

Lea Ypi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Durrësit (video)

Profesoresha dhe filozofja e njohur e London School of Economics, Lea Ypi, ka marrë titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e këtij universiteti morën pjesë përfaqësues të Senatit Akademik, pedagogë, të afërm, si dhe deputetë e të ftuar. Fillimisht, të pranishmit ndoqën një dokumentar të shkurtër mbi jetën e Lea Ypit në Durrës dhe emigrimin e saj pas viteve ’90-të. Ceremoninë e përshëndeti nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, e cila vlerësoi rolin e Lea Ypit jo vetëm si profesore, por edhe si një intelektuale me përmasa botërore. Rektori i Universitetit, Shkëlqim Fortuzi, vlerësoi kontributin akademik të Lea Ypit, duke theksuar angazhimin e saj në fushën e lirisë politike dhe çështjet që lidhen...