“Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
“Le të Fillojë Gjuetia” e ka titulluar fotografi Albes Fusha ekspozitën e sapoçelur në Galerinë FAB, e ndërtuar mbi një qëndrim respekti ndaj besimit fetar bektashi dhe ndaj përvojës shpirtërore dhe paqes që ai gjeneron. “Në fillim e pashë si një dokumentim dhe më pas nisa të konceptoj dhe të fotograf këtë rit, këtë përkushtim dhe devotshmëri që kanë të gjithë njerëzit kur shkojnë atje. Tani e quaj si një projekt të mbyllur”, u shpreh fotografi Albes Fusha. Përmes fotografive për të cilat Fusha thotë se ka punuar për 20 vite, evidentohen vlerat që shprehen përmes ritit që zhvillohet gjatë Javës së Sakrificës në malin e shenjtë të Tomorrit, një vend pelegrinazhi për besimtarët bektashi. Çaste kur trupi është i përqendruar në një intensitet të...
Burimi:
top-channel.tv