Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Laura Olldashi: Çfarë arome ka nostalgjia?
Çfarë arome ka nostalgjia?Era që frynte dikur, në çfarë cepi është fshehur tani?A jeton akoma?Zgjohem nga telefonata e zhurmshme e sime bije. Macja i kishte sjellë një zog në dhomë. I mjeri! Kishte bërë të pamundurën t’i shpëtonte, derisa kishte gjetur kanatet e hapura dhe kishte fluturuar. Duhet të ketë edhe në trupin tonë një të çarë, nga e cila mund të dalim prej mureve dhe të ikim nga këtu. Por nuk di si bëhet. Kam ikur vetëm me mendje.Dje jam ndjerë keq. Iu afrova lehtë botës tjetër. Nuk kisha frikë dhe, ndoshta, kjo është arsyeja që jam akoma këtu. Pata edhe dy motive të tjera për të mos ikur. I pari: ajo që më telefonon çdo mëngjes dhe i dyti: ti. Por këto gjëra...