“Laje ti moj goce, laje…” piktura e Bauernfield për gratë e Osumit

“Laje ti moj goce, laje…” piktura e Bauernfield për gratë e Osumit

Kjo pikturë e Moritz Bauernfield e realizuar në vitin 1927 paraqet larjen e rrobave nga gratë e asaj kohe në lumin Osum. Moritz Bauernfeind ishte piktor, grafist, ilustrator dhe karikaturist. Lindi në Vjenë në vitin 1870 dhe vdiq në Tirol në vitin1947. Rridhte nga një familje e shtreses së lartë vjeneze. I ati ishte mjek por dhe piktor. Bauernfield studioi në akademitë e arteve në Vjenë dhe Karlsruhe, Mynih dhe në Paris. Duke filluar nga viti 1900 ai punoi në Mynih ku edhe ekspozonte veprat e tij. Pati disa udhëtime studimore në Itali dhe Angli. Njihet si një ilustrues me famë ndërsa veprat e tij kanë zënë vend në muzeume në Gjermani dhe Austri. Vizatimet e tij në të shpeshtën janë karikatura politike dhe satirë...