“Lahuta e Malcis”, 35 vjet nga rikthimi i epopesë së ndaluar që sfidoi diktaturën

“Lahuta e Malcis”, 35 vjet nga rikthimi i epopesë së ndaluar që sfidoi diktaturën

5 janari i 35 viteve më parë u shndërrua në një moment historik dhe në festë të madhe kur pas 45 vitesh, u interpretua për herë në publik pas 45 vitesh “Lahuta e Malcis”. Autori i veprës, Gjergj Fishta ishte ndër shkrimtarët më të censuruar gjatë diktaturës, veprat e tij ishin rreptësishtë të ndaluara. “Vepra e Fishtës është një rast unikal i censurimit të letërsisë. Ky autor u klasifikua, vepra u ndalua në biblioteka, në tekste mësimore, nuk mund të shkonte më te lexuesi i lirë. Ishte një autor që nuk duhej lexuar për shkak të besimit të vet fetar, veprës së shkruar me gegënishten që binte në kundërshti me rregullat e Kongresit të Drejtshkrimit dhe për shkak të atdhedashurisë që vepra e Fishtës e...