Kushtrim Sheremeti jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Teatri Kombëtar
Kushtrim Sheremeti ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK). Sheremeti ka thënë për KALLXO.com se më 26.12.2025 ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të TKK-së dhe përmes emailit e ka njoftuar edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). “Po, më datën 26.12.2025 kam informuar përmes emailit MKRS-në për dorëheqjen time! Në rrethana të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira të punës, jam krenar për sukseset e arritura në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë kësaj periudhe.”- ka thënë Sheremeti për Kallxo. Sheremeti ka thënë se tërheqjen e tij nga ky post e kishte vendosur qysh në maj të vitit 2025. Por, siç tha ai, vendosi dhe qëndrojë në detyrë me këmbëngulje që, pavarësisht sfidave, Festivali “Moisiu” të...
Burimi:
kultplus.com