Kush e shpiku televizorin?

Kush e shpiku televizorin?

Me 29 janar të vitit 1926, dhjetëra shkencëtarë u mblodhën në një laborator të vogël në Londër për të parë diçka krejtësisht të re. Në njërën anë të dhomës ishte një pajisje e ndritshme me drita neoni, tela dhe ingranazhe; në anën tjetër, një ekran i trashë qelqi. Papritur, në ekran u shfaq një figurë e paqartë dhe lëvizëse: një kukull ventrilokuisti e quajtur "Stooky Bill". Shpikësi skocez John Logie Baird po demonstronte "Televisor"-in e tij. Edhe pse figura ishte e turbullt dhe cilësia e dobët sipas standardeve të sotme, prova ishte e qartë: imazhet e gjalla mund të transmetoheshin në distancë pa tela. Ishte një hap i madh drejt lindjes së televizionit. Megjithatë, historia e televizorit nuk lidhet me një shpikës të vetëm. Në të njëjtën kohë, në Europë...