Kujtimet e Mbretëreshës Geraldina: “Lamë pa marrë shumë thesare të vjetra, pjata e lugë të florinjta!”

Kujtimet e Mbretëreshës Geraldina: “Lamë pa marrë shumë thesare të vjetra, pjata e lugë të florinjta!”

Në monografinë e botuar “Geraldina” të Leon Mollës, kemi shkëputur një pjesë të kujtimeve të mbretëreshës shqiptare. Pavarësisht se jetoi pak në Shqipëri, mbretëresha Geraldinë e deshi atë si rrallëkush dhe iu përkushtua shpirtërisht deri në çastet e fundit. Pikërisht për këtë arsye figura e saj është respektuar e do të respektohet nga të gjithë brezat e shqiptarëve e në të gjitha regjimet. Në vazhdim mund t’i lexoni mbresat e mbretëreshës në çastet dramtike të largimit nga Shqipëria, në prag të pushtimit nga Italia fa shiste… Në ajrin e ftohtë të mëngjesit thellë, një varg prej trembëdhjetë veturash me motorë të ndezur po pritnin. Në veturën Krysler që do ishte imja ndenjësja në anë të shoferit u hoq me një anë dhe u hodh në...