Kuajt ‘lexojnë’ emocionet e njeriut
Kuajt kanë aftësi të nuhasin frikën e njeriut. Pas një eksperimenti dhe studimeve të vazhdueshme mbi transmetimin emocional, është konfirmuar që kuajt kuptojnë shumë mirë gjendjet shpirtërore thjesht duke na nuhatur. E mbi të gjitha, nuhasin frikën, dhe këshillat para se të bësh një xhiro me kalë, që duhet të rrish i qetë, tashmë kanë dhe bazë shkencore. Studimi i publikuar në revistën shkencore Plos One shpjegon se në themel të marrëdhënies mes njeriut dhe kuajve është nuhatja, aroma e trupit, dhe kjo kafshë elegante sillet e reagon në bazë të emocionit që i transmeton njeriu. Gjendjet shpirtërore janë të lidhura ngushtë me fiziologjinë, dhe duke ndjerë frikë në bazë të hormoneve që ne lëshojmë, ata ndikohen dhe do të ndihen të paqetë. Pra, lidhjet emocionale reflektojnë...
Burimi:
syri.net