“Ku ka si Tirona”, në TKOB, ansambli sjell këngët qytetare dhe vallet tradicionale
Tirana vjen e rrëfyer përmes muzikës dhe vallëzimit në koncertin “Ku ka si Tirona”, i cili po bëhet gati të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sot dhe nesër në mbrëmje. Përmes një programi të larmishëm të kësaj premiere artistike, artdashësit do të ketë mundësinë të ndjekin këngë qytetare, valle tradicionale dhe momente skenike që pasqyrojnë identitetin kulturor të Tiranës ndër vite nga emrat më të njohur të muzikës popullore qytetare. Koncerti do të vijë i ndërtuar si një mozaik artistik, ku Tirana shpaloset përmes ritmit, elegancës dhe kujtesës kolektive. “Ku ka si Tirona” shënon jo vetëm një premierë koncertale, por edhe hapjen e ciklit të ri artistik “Thesaret e Shpirtit”. Cikël ky që synon të promovojë trashëgiminë kulturore...
Burimi:
vizionplus.tv