Kryeministri i ri britanik nuk do ta marrë qenin në Downing Street, për të mos shqetësuar macen Larry
Larry është bërë një figurë ikonike e Downing Street, duke mbetur pjesë e rezidencës zyrtare pavarësisht ndryshimit të disa kryeministrave. Që nga viti 2011, ai ka pritur liderë nga e gjithë bota dhe konsiderohet një nga “banorët” më të njohur të politikës britanike. Macja Larry do të vazhdojë të jetë banorja e vetme e përhershme e Downing Street. Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham ka vendosur të mos e zhvendosë në rezidencën zyrtare qenin e tij Axel, për të shmangur përplasjet me macen e famshme që prej vitit 2011 është simbol i Numrit 10. Burnham e konfirmoi vendimin gjatë një interviste për BBC, duke shpjeguar se qeni i tij nuk do të përshtatej me Larry-n. “Axel nuk do të shkonte mirë me...
Burimi:
kultplus.com