Krijohet Fondi Kombëtar për Artin dhe Kulturën, do financohet nga kursimet e tenderave e grantet
Qeveria synon të ngrejë një fond të dedikuar për artin, sportin dhe kulturën. Në një projektligj të nxjerrë për konsultim Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit argumenton se kjo është e nevojshme të bëhet pasi prej vitesh këto fusha nuk kanë instrumente alternative për financimin e projekteve dhe investimeve me interes publik, të cilat nuk mbulohen nga programet ekzistuese buxhetore. “Financimi aktual është i fragmentuar, i kufizuar në kohë dhe në programe të ngurta buxhetore të patrashëgueshme, si dhe shpesh i pamjaftueshëm për të adresuar nevoja emergjente, projekte ndërsektoriale, apo iniciativa me ndikim të gjerë. Sektori i artit, kulturës dhe sportit, vijon të përballet me një sërë problematikash strukturore dhe financiare, të cilat kufizojnë zhvillimin e tij të qëndrueshëm, profesionalizimin e aktorëve në fushat respektive...
Burimi:
sot.com.al