Krijimtaria në skenë, thirrja për projekte teatrore në Teatrin Kombëtar Eksperimental me prioritet bashkëprodhimet

Krijimtaria në skenë, thirrja për projekte teatrore në Teatrin Kombëtar Eksperimental me prioritet bashkëprodhimet

Nga Julia Vrapi Projekte të reja teatrore do të realizohen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë vit, ku prioritet do të kenë bashkëprodhimet. Një ditë më parë teatri hapi thirrjen e parë këtë vit për projekte teatrore për periudhën mars-qershor 2026. Thirrja për projekte artistike për shfaqje për fëmijë dhe të rritur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” iu drejtohet të gjithë krijuesve. “Thirrja është e dedikuar për prodhime dhe bashkëprodhime, me prioritet bashkëprodhimet. Ftohen të gjithë krijuesit, regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë që të sjellin propozimet e tyre për: 1-Projekte artistike për shfaqje për rritur. 2. Projekte artistike për shfaqje për fëmijë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” në Tiranë. Sipas njoftimit të institucionit teatror, dosja...