Korça mirëpret dokumentarin për Nikolla Zoraqin

Korça mirëpret dokumentarin për Nikolla Zoraqin

Në Teatri Andon Zako Çajupi u shfaq dokumentari “Nikolla i zemrës së Tiranës”, një dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së kompozitorit të shquar Nikolla Zoraqi. Filmi, me regji të Mevlan Shanaj, u prezantua për publikun korçar si një homazh i veçantë, duke rikthyer në vëmendje figurën e një artisti që ka lënë gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare dhe që ka pasur një lidhje të fortë me qytetin e Korçës. Përmes materialeve arkivore dhe dëshmive të ndryshme, dokumentari sjell një portret të plotë të Nikolla Zoraqi, duke e paraqitur atë si një kompozitor elitar me një krijimtari të pasur në balet, opera dhe muzikë simfonike, si edhe si një figurë me dimension të gjerë njerëzor dhe intelektual. Në film vihet në pah edhe kontributi i...