‘Konsumatorë të heshtur të energjisë elektrike’ që e bëjnë faturën tuaj të kushtueshme
Nëse fatura e energjisë po rritet edhe pse nuk mendon se po shpenzon shumë, shkaku janë shpesh konsumatorët e heshtur, pajisje që punojnë gjithë kohën pa u vënë re. Frigoriferi, televizori në stand-by, routeri i internetit, kompjuterët, karikuesit e lënë në prizë, lavatricja në gatishmëri dhe bojleri harxhojnë energji edhe kur nuk i përdor drejtpërdrejt. Të gjitha së bashku mund të përbëjnë deri në 30% të konsumit mujor. Si ta ulësh faturën: • Shkëput pajisjet nga priza kur nuk i përdor • Fik televizorin dhe routerin natën • Mos lër karikues në prizë • Mbaje frigoriferin në temperaturë normale • Përdor pajisje me klasë energjie A ose B Kur i kontrollon këta “harxhues të heshtur”, fatura fillon të ulet.
Burimi:
syri.net