Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Koncert nga orkestra simfonike, tingujt e muzikës plotësojnë atmosferën festive në Korçë
I kishte munguar Korçës prej kohësh, por dy vitet e fundit orkestra simfonike e këtij qyteti ka sjellë denjësisht performancën e saj për festat e fundvitit Në një sallë të tejmbushur në teatrin “Andon Zako Çajupi”, erdhën notat botërore festive, nën dirigjimin e Petrika Afezolli. “Shoh që ka interes të jashtëzakonshëm, e meritojnë këtë duartrokitje”, tha Afezolli. Ilir Zguri, instrumentist, njëkohësisht drejtor i shkollës artistike në Korçë tregon se ky qytet po prodhon talente dhe kjo orkestër do të jetojë gjatë. “Nuk bëhet me fjalë për ringjallje, ka interpretim të niveleve të larta. Sektorë të plotësuar, ata që vijnë janë nga më të mirët por baza është orkestra e Korçës. Shancet janë të rritet. Së shpejti vjen një brez shumë i mirë artistësh”, thotë Zguri....