Koncert gala në Durrës, orkestra e Harqeve të Durrësit me program të përzgjedhur për fundvit

Koncert gala në Durrës, orkestra e Harqeve të Durrësit me program të përzgjedhur për fundvit

Në prag të natës së ndërrimit të viteve, Orkestra e Harqeve të Durrësit erdhi me një koncert gala, ku tingujt e veprave të njohura shqiptare dhe botërore u kthyen në një dhuratë fundviti për artdashësit e qytetit bregdetar. Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, orkestra interpretoi një program të përzgjedhur. Në skenë u ngjit sopranoja e njohur Eva Golemi dhe solisti në saksofon Alen Kuriçi, që u duartrokitën gjatë nga publiku. Në repertor u interpretuan vepra nga Puccini, Mozart, Armstrong, Mendez, Jakova, Kuriçi dhe autorë të tjerë. Këto vepra sollën një udhëtim të bukur muzikor në stile dhe epoka të ndryshme. Mbrëmja gala u kthye në një moment të bukur artistik në pritje të natës festive të Viti të Ri.   Top Channel