Kolegji i Shën Adrianit, vatra ku u formësuan intelektualët arbëreshë
Më 19 janar të vitit 1732 u themelua Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit, në Kalabri. Hapja e kësaj shkolle të rëndësishme ku u formësuan shumë intelektualë arbëreshë, u bë nën kujdesin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të papa Klementit XII. Kolegji kishte për qëllim të përgatiste klerin shqiptar të ritit lindor bizantin, që do të shërbente në kishat arbëreshe e mundësisht edhe në Shqipëri. Në prag të Rilindjes Kombëtare, kolegji do të bëhej vatra më e nxehtë e ndjenjave të flakta të atdhedashurisë e të dëshirës për t’u çliruar nga pushtuesi. Ky ishte një institucion përcaktues për edukimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve të Italisë. Në këtë kolegj studiuan personalitete që lanë gjurmë në letërsinë dhe mendimin shqiptar, si: Jeronim De Rada, Jul Variboba,...
Burimi:
kultplus.com