Burimi:
kultplus.com

Foto © kultplus.com
“Klithma”, një libër kujtese për fëmijët gjatë luftës
Sapo ka dalë nga shtypi, libri “Klithma ” i autores Alketa Gashi Fazliu, një vëllim me tregime që trajton me guxim dhe ndjeshmëri plagët më të rënda të luftës së Kosovës: dhunën, masakrat dhe traumat e përjetuara nga fëmijët shqiptarë. Libri sjell rrëfime të drejtpërdrejta, të dhimbshme dhe thellësisht njerëzore, duke e kthyer letërsinë në dëshmi morale dhe historike. Përmes një gjuhe të fortë emocionale, “Klithma” dokumenton pasojat fizike dhe psikologjike të luftës, duke e vendosur fëmijën në qendër të narrativës si viktimën më të pafajshme të dhunës barbare. Vepra është vlerësuar nga figura të njohura të botës akademike dhe kulturore. Akademik Pëllumb Xhufi e cilëson librin si një dëshmi historike dhe morale, ndërsa Dr. Flora Brovina thekson se këto rrëfime duhej të ishin botuar...








