Kinematografia rajonale në fokus, gjatë takimit të FRAME prezantohet një fond i ri për zhvillimin e filmave

Kinematografia rajonale në fokus, gjatë takimit të FRAME prezantohet një fond i ri për zhvillimin e filmave

Nga Julia Vrapi Bashkëpunimi rajonal në industrinë filmike po ofron mundësi të reja për zhvillimin e projekteve dhe bashkëprodhimeve ndërmjet vendeve. Krijuesit dhe producentët e rajonit mund të përforcojnëkapacitetet prodhuese, duke rritur prezencën e filmave të tyre në tregun ndërkombëtar. Takimi i dytë i projektit FRAME në Mal të Zi solli prezantimin e Co–Development Film Fund, që mbështet zhvillimin e projekteve filmike përmes bashkëprodhimeve rajonale. Qendra Kombëtare e Kinematografisë në vendin tonë thotë se ky fond synon të forcojë rrjetëzimin, kreativitetin dhe kapacitetet prodhuese, duke rritur prezencën e filmave të rajonit në tregun ndërkombëtar.“Takimi i dytë i projektit FRAME u zhvillua në Mal të Zi, duke shënuar një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal në industrinë audiovizuale. Gjatë këtij takimi, u lançua zyrtarisht thirrja për...