Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Kënga e njohur, “Luleborë”- historia e vërtetë që fshihet pas saj…
Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve të çlirimit, jepte mësim në shkollën e mesme të qytetit. Plot të rinj e të reja i dëgjonin me vëmendje ligjëratat e tij për krijuesit e mëdhenj të muzikës botërore. Ne kishim pak vepra të muzikës së kultivuar, edhe ato pak të njohura por kishim një pasuri të madhe të krijimtarisë popullore dhe Simoni fliste shpesh për këto vlera të çmuara… Një ditë dimri dëbora e bardhë kishte mbuluar të gjithë qytetin dhe malet përreth. Ai po rrinte në sallën e mësuesve, sepse atë orë nuk kishte mësim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistët që po luanin me topa bore në mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty për aty mendimi dhe dëshira që të shkonte...