Karnavalet e Polenës në Korçë, vlerë e trashëgimisë kulturore që vazhdon të ruhet

Karnavalet e Polenës në Korçë, vlerë e trashëgimisë kulturore që vazhdon të ruhet

Karnavalet e Polenës në Korçë, ku banorët e fshatit ruajnë traditat e festës pagane. Çdo 6 janar, Polena kthehet në skenën e një feste unike, ku banorët vishen me kostume të përgatitura nga lëkura kafshësh dhe interpretojnë role, sipas fabulave të caktuara. Një ditë më parë kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo u shpreh se Polena, një nga fshatrat më të bukur kthehet në skenën e një feste unike. Sipas tij, Karnavali i lashtë i Polenës është një vlerë në trashëgiminë kulturore të Korçës. “Çdo 6 janar, Polena, një nga fshatrat më të bukur dhe me traditë të Bashkisë Korçë kthehet në skenën e një feste unike. Kjo traditë e veçantë, e ngjashme me rite të lashta të disa vendeve të Ballkanit, ka rrënjë...