Karnavalet e Polenës në Korçë, banorët e fshatit ruajnë traditat e festës pagane

Karnavalet e Polenës në Korçë, banorët e fshatit ruajnë traditat e festës pagane

6 janari, në fshatin Polenë të Bashkisë Korçë është kthyer në traditë për të mirëpritur festën e karnavaleve, një ngjarje që përcjell traditat e lashta dhe simbolizon largimin e së keqes. Banorët e Polenës, të njohur për ruajtjen e zakoneve të hershme, vishen me kostume të përgatitura nga lëkura kafshësh dhe interpretojnë rituale sipas fabulave të caktuara. Kjo traditë pagane, e ngjashme me disa vende të Ballkanit, ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën e fshatit, ndërsa të rinjtë duket se po e vijojnë këtë traditë mbi 300 vjeçare, e cila u ndalua gjatë sistemit komunist, ndërsa nga viti 1990 organizohet çdo vit në fshatin e njohur “Karnavalja është festë pagane që simbolizon largimin e së keqes në këtë vit të ri. Është viti...