“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant
Rrënjët nuk harrohen kurrë dhe diçka e tillë mund të thuhet dhe për nipat e aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen që janë dhe pasardhësit e shqiptar të madh janë nderuar me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit. Nicolas Berggruen është një filantropi dhe mendimtar i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, ndërsa Olivier Berggruen është historian arti. I ftuar në “Top Story” Nicolas Berggruen, u shpreh se ndodhet në Shqipëri për t’u rilidhur me rrënjet. “Kam një lidhje me Shqipërinë. Ndodh që gjyshi im është nga Shqipëria, babai i nënës sime. Fatkeqësisht nuk e kam njohur. Ka vdekur shumë kohë më parë, por u bë i njohur në Shqipëri; por, në fakt, ai e kishte...
Burimi:
javanews.al