Kadare përjetësohet në bronz, statuja përurohet në ditën kur shkrimtari i madh do të mbushte 90 vjeç
Gjeni i letrave shqipe, Ismail Kadare u përjetësua përmes një statuje në vendin ku konsumonte kafenë çdo ditë dhe që për të shërbente si vendtakim për të gjithë admiruesit që donin të kishin një kujtim me të. “Kurrë skam qenë aq i emocionuar sa sot… në këtë hapësirë që Kadare e pëlqente shumë, nuk ka tavolinë e karrige ku nuk jem ulur. Dimër e verë, në çdo kohë. E shoh këtë monument si një prani. Kadare do të jetë tashmë i pranishëm në jetën tonë në përjetësi”, u shpreh Bujar Hudhri. Bashkudhëtarja e jetës së tij, Helena Kadare, kujtoi me mall Ismailin teksa konsumoi kafenë prapë veprës. Me idenë e aktorit Timo Flloko dhe mbështetjen e miqve të familjes Kadare, skulptura e derdhur në bronz...
Burimi:
top-channel.tv