Jung: Vetja është mit modern!
“Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes së drejtës dhe së gabuarës”, shkruante Carl Jung, duke e zhvendosur kuptimin e njeriut nga morali i thjeshtë drejt kompleksitetit të brendshëm. Për Jungun, mendja njerëzore nuk është një territor i pastër racional, por një hapësirë ku bashkëjetojnë ndjenja, kujtime, mite dhe impulse të trashëguara. Në qendër të mendimit të tij qëndron ideja e pavetëdijes kolektive: një shtresë e thellë psikike që nuk i përket vetëm individit, por gjithë njerëzimit. Ajo funksionon si një rezervuar i përbashkët përvojash, simbolesh dhe kuptimesh, që transmetohen përtej kohës dhe kulturave. Ne nuk lindim si faqe të zbrazëta; vijmë në jetë të ngarkuar me forma mendimi dhe ndjeshmërie që na paraprijnë. Këtu Jung ndahet qartë nga Sigmund Freud. Nëse...
Burimi:
kultplus.com