Janë shitur 95 për qind e biletave të Sunny Hill Festival – nxitoni të siguroni një nga të fundit
Vetëm dy ditë para nisjes së Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se 95 për qind e biletave janë shitur, duke treguar interesimin e madh të publikut për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon. Me afrimin e datës së fillimit, u njoftua se kanë mbetur vetëm biletat e fundit për të gjithë ata që ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen në festival. Sunny Hill Festival nis më 31 korrik, ndërsa numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Fansat që kanë planifikuar të jenë pjesë e këtij spektakli muzikor janë ftuar të nxitojnë për të blerë biletat e fundit, para se ato të përfundojnë. Edicioni i këtij viti pritet të sjellë sërish një atmosferë madhështore, me mijëra adhurues të muzikës dhe performanca nga artistë...
Burimi:
kultplus.com