Ja si duhet të shkruhen emrat asnjanës në gjuhën e sotme shqipe

Ja si duhet të shkruhen emrat asnjanës në gjuhën e sotme shqipe

Emrat asnjanës në gjuhën e sotme letrare Gjinia asnjanëse në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori që vjen vazhdimisht duke u rrudhur. Ajo është reduktuar në një numër të kufizuar fjalësh dhe, me humbjen pothuaj plotësisht të gjinisë asnjanëse të fjalëve përcaktuese (të mbiemrave, të përemrave dëftorë e pronorë), shfaqet vetëm morfologjikisht, në tipin e lakimit të shquar (vetëm në rasat emërore e kallëzore njëjës), në disa emra edhe në praninë e nyjës të për rasën emërore njëjës, të ndryshme nga ajo e gjinisë mashkullore i dhe femërore e: krye-t, të ecur-it, të ri-të. Pra, gjinia asnjanëse në shqipen e sotme ka një karakter mbeturinor. E ruajnë ende gjininë asnjanëse këto grupe emrash:1. Disa emra të nyjshëm prejfoljorë, që kanë dalë nga emërzimi i...