Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Ismail Syla: Ontologjia e pluhurit
Ese për një të reshur të re Nga Ismail Syla Përkufizimi leksikografik Përbërja themelore: Pluhuri është koalicion mbetjesh të imëta nga dheu i thërrmuar, penj të fijezuar tekstili, rrjepje lëkure, grimca metali dhe të mbetura nga ndrydhja e çdo gjëje materiale me madhësi që fillon sa atomi e shkon deri te madhësia qelizës së degjeneruar. Pluhuri është materiali më i përzier pikërisht për faktin se është fundi i çdo materiali. Ai është produkt i fërkimit, i plakjes, i thërrmimit të formës nën peshën e përdorimit. Çdo gjë që ekziston në një periudhë kohore mjaftueshëm të gjatë, prodhon pluhur, duke dëshmuar se koha kalon përmes materies. Në kuptimin lëndor pluhuri nuk ka formë, është kaotik, lëndë në qarkullim. Ai bie përditë mbi çdo gjë jo si aksident,...