Ismail Syla: Fjala

Ismail Syla: Fjala

Ismail Syla  (Aventurë linguistike) Nga Ismail Syla 1. Në vend të hyrjes Lehtë me folë një fjalë, vështirë me thanë diçka. Kjo fjali e shkruar gegërisht në dukje e shpëlarë, e samtë, pa estetikë, në një moment vjen dhe të kridhë në mendime. Të flasësh, si akt fizik, është biologjike. Të thuash diçka me kuptim është akt filozofik, etik dhe artistik. Fjala nuk peshon si tingull i lartë, ose i ulët, as nuk varet nga sasia e rrokjeve, as nga gjatësia në fjali, as nga zbukurimet mimetike e as ato  kozmetike. Fjala e rëndë të duket sikur ndalon botën për një sekondë, lëviz ndërgjegjen, edhe kur është e thënë thjesht. Më lehtë se për të folur nuk ka, nga njëra anë, por nga ana tjetër, nuk...