Ismail Kadare përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes/ Ekspozohet letra e shkrimtarit për ish-presidentin Bush, botohet studimi që analizon gjeniun e letrave në kritikën botërore

Ismail Kadare përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes/ Ekspozohet letra e shkrimtarit për ish-presidentin Bush, botohet studimi që analizon gjeniun e letrave në kritikën botërore

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, u përkujtua në 90-vjetorin e lindjes me disa aktivitete, që mblodhën personalitete të letërsisë, artit dhe politikës. Me iniciativën e miqve, Kadare u përjetësua përmes një statuje në bronz të gdhendur nga skulptori Henri Mimani, në Bar Juvenilja ku konsumonte kafenë çdo ditë dhe që për të shërbente si vendtakim për të gjithë lexuesit e admiruesit që donin të kishin një kujtim me të. “Jam shumë e emocionuar që e shikoj të ngritur në bronz figurën e Ismailit, që e kam në mendje gjithmonë si një njeri të gjallë. Takimet me lexuesit ishin një nga kënaqësitë më të mëdha të tij“, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare. “Nuk ka tavolinë dhe karrige, ku nuk jemi ulur këtu, në dimër e...