Instituti i Arkeologjisë dhe IAK planifikojnë gërmime arkeologjike të përbashkëta në vitin 2026

Instituti i Arkeologjisë dhe IAK planifikojnë gërmime arkeologjike të përbashkëta në vitin 2026

Gërmime të përbashkëta shkencore në fushën e prehistorisë, antikitetit dhe antikitetit të vonë dhe mesjetës në Shqipëri dhe Kosovë parashikon memorandumi i bashkëpunimit midis Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë dhe atij të Kosovës që po hartohet. Kjo u bë me dije gjatë analizës vjetore të punës për vitin 2025 të Institutit të Arkeologjisë dhe projektet këtë vit. Pas analizës vjetore, akad. Adem Bunguri drejtor i IA-së u ndal në draftprojektet e vitit 2026. Sipas ASH-së, ai e vuri theksin te projektet e bashkëpunimi me Institutin Arkeologjik të Kosovës. “Memorandumi i bashkëpunimit midis IA-së së Shqipërisë dhe IA-së së Kosovës (IAK), që po hartohet, parashikon: gërmime të përbashkëta shkencore në fushën e prehistorisë, antikitetit dhe antikitetit të vonë dhe mesjetës në Shqipëri dhe Kosovë. Në këto...