Ina Kosturi nderohet me Bronze Medal në Global Music Awards (SHBA)
Arritjet e muzikës shqiptare po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, duke vendosur artistët tanë në qendër të skenës globale. Suksesi i fundit vjen si një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës. Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve nderohet me Bronze Medal në Global Music Awards (USA) për kompozimin “Koncert për violinë dhe orkestër”. Universiteti i Arteve në Tiranë shprehet se Çmimet Globale të Muzikës (GMA) njihen gjerësisht nga ekspertët e industrisë si një ceremoni që vlerëson artistët shumë të talentuar. Juria prestigjioze përbëhet nga personalitete fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”. “Çmimet globale të Muzikës marrin çdo vit pjesëmarrje nga e gjithë bota, në një gamë të gjerë, nga këngët, te albumet muzikore, muzikë instrumentale, simfonike, muzikë...
Burimi:
sot.com.al