“Imazhe nga Azia” në Durrës, fotografi italian hap ekspozitën në qytetin bregdetar

“Imazhe nga Azia” në Durrës, fotografi italian hap ekspozitën në qytetin bregdetar

“Imazhe nga Azia” titullohet ekspozita fotografike, e cila u çel mbrëmjen e të premtes në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës. Fotografi italian, Massimo Saretta ka sjelle 84 fotografi që sjellin një panoramë nga vende te ndryshme te Azisë, për të prezantuar identitetin dhe kulturën e këtyre popujve. Duke vlerësuar Shqipërinë, autori i ekspozitës tregon se ky projekt lindi 25 vite më parë, duke ndaluar në shumë vende, ku stacioni i fundit është Durrësi. “”Imazhe nga Azia”, në fakt ka lindur 25 vite më parë, me një projekt të mëparshëm të zhvilluar në Indi që përfshin rreth tetë vite punë. Më pas vendosa të punoj edhe në vende të tjera aziatike. Kam vizituar dhe kam punuar në Kinë, Japoni, Kamboxhia, Vietnam, Bangladesh, Laos,...