No Image Available

Ilda Mejdani Jeha: Kam harresë të zjarrtë…

*** Kam harresë të zjarrtë. Çnderuese. Nga ajo, që të shndërron në asgjë.Harroj me indiferencë të çiltër, talent sensacional.Kapërcej gropa dhimbjesh (njëra pas tjetrës) vetëm me vështrimin tim të urtë, të vëngërt. Vrapoj e ngre dheun me gëzim sizmik fëmijësh.Të humburit që gjej rrugës, i fus, mbaj si guralecë në bluzën e ngritur, derisa papritur, çakërqejf, i lë të bien me krahët e mi. Ata, (akoma gjallë), i harroj më shpejt se të vdekurit dhe idetë.Imazhit të vjetër, i pikturoj sipër të riun. Natyrshëm, e pacipë, e pazotërueshme. Me lirinë e ëmbël tē harrimit, fërkoj kurrizin e maces (prej saj kam mësuar luksin serioz të kotëzimit). Gjërat që s’duhen kujtuar, i zgjedh, zboj qetësisht,duke bërë kafen dhe fërshëllyer melodi të harruara… ObserverKult Lexo edhe: “A(H)TI...