Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

Nga Aurenc Bebja “Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque” ka botuar, të enjten e 23 dhjetorit 1954, në faqen n°3, historinë asokohe të Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-in me kostum bask. E njihni ?… Dhimitër Ziko, dekorator, portretist dhe polyglot Dhimitër Ziko është padyshim një nga figurat më të njohura, më të pëlqyeshme dhe më piktoreske në Biarritz-in e sotëm. Ashtu si shumë nga bashkëqytetarët e tij, ai lindi larg Biarritz-it, në fakt shumë larg, në Tiranë, kryeqytetin e Mbretërisë (sot Republika Popullore) të Shqipërisë. Dhuntitë e tij e destinuan atë për pikturë. Ai udhëtoi për t’u perfeksionuar. Ai studioi në Shkollën e Arteve të Bukura të Athinës (djepi i Arteve), pastaj udhëtoi nëpër Rusi. Ishte në fillim të revolucionit,...