Harta portulane e vitit 1455, dëshmi e rrallë historike në muzeun kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Harta portulane e vitit 1455, dëshmi e rrallë historike në muzeun kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Nga Juljana Vrapi Harta origjinale e Bartolomeo Paretos e vitit 1455 i është shtuar së fundmi muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës. Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, muzeu në Krujë prezantoi për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike. Ky dokument i rrallë, përmban emrin “Scandre Beco”- Skanderbeg si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane. Ministri i Truizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se harta portulane e vitit 1455 dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut. “Në kuadër të 558-vjetorit të amëshimit të Gjergj Kastriotit, heroi ynë kombëtar, sjellim pranë publikut, në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,...