Hapja e ekspozitës së Grupit “Muri”/ Galeria e Arteve në Vlorë tërheq artistë dhe vizitorë të shumtë

Hapja e ekspozitës së Grupit “Muri”/ Galeria e Arteve në Vlorë tërheq artistë dhe vizitorë të shumtë

Prej 20 dhjetorit ne Galerinë e Arteve pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, qëndron e hapur Ekspozita e Grupit “Muri”. Janë 2 artistë- piktorë, karikaturistë, skulptorë dhe qeramistë që kanë sjellë vepra të ndryshme. Ekspozita e tyre që në fillim tërhoqi shumë vizitorë mes tyre edhe figura të njohura të artit dhe letërsisë, si shkrimtarja Helena Kadare. Sipas organizatorit të ekspozitës, arkitektit Arben Meksi, kjo ekspozitë bashkon vepra arti, mendim dhe ndjeshmëri, duke sjellë së bashku artistë piktorë, karikaturistë dhe skulptorë për të ndarë gjuhën universale të artit. “Piktura na bën të reflektojmë përmes ngjyrës dhe dritës, qeramika na kujton lidhjen e lashtë mes njeriut dhe tokës, ndërsa karikatura, me gjuhën e saj të mprehtë, përcjell mesazhe të forta shoqërore”, shprehet Arben Meksi, piktor. Ekspozita...