Haiku nga Mehmet Elezi: Sa herë çoj lule te të dashurit e mi… takoj Nerudën
Mehmet Elezi Në vazhdim mund të lexoni disa Haiku nga Mehmet Elezi: 1.Bota u zvogëlua, sa një kokërr mollëDikush do ta kafshojë prapëEva a Borëbardha? 2.Në një zyrë u përdhunua një gruaNëna e përdhunuesit u përpëlit në varrDheu u plasarit deri te Kau i Zi 3.Molla në kokë, rastësi a fatNjutoni zbuloi ligjin e rëndesësPër ligjin e Fatit s’ka Njuton kjo botë 4.Desha me u ba i gjithfuqishëm si ëndërrNjë ëndërr mund t’i ngjallë të vdekurit mbarëAh! ku me e çue atë ushtri pafund! 5.Kjo vogëlushe u nis e lumtur për në shkollëÇanta, shishja e ujit dhe një shkrepësePër kur të shuhet Dielli 6.Nga poshtë gjergjefi nyje e shëmtiAi lart, që qëndisSheh lulnajën në prehër 7.Ujkut ia kursyen plumbinI varën një kumbonë në qafëAi cofi...
Burimi:
kultplus.com