Gruaja e Tomorit 1906: Një fëmijë në kurriz, një për dore dhe një popull mbi supe

Gruaja e Tomorit 1906: Një fëmijë në kurriz, një për dore dhe një popull mbi supe

GRUAJA E TOMORIT 1906: NJË FËMIJË NË KURRIZ, NJË PËR DORE DHE NJË POPULL MBI SUPE- (Besim Dervishi) Kjo fotografi e tetorit 1906, e marrë nga libri i Eqerem Bej Vlorës “Nga Berati në Tomorr dhe kthim” (fq.194), është më shumë se një dokument i vjetër. Ajo është një portret i gjallë i forcës së gruas shqiptare. Në të shfaqet një grua nga zona e Tomorit, në Kulmak, me dy fëmijët e saj: njërin e mban në djepin e hedhur në kurriz, tjetrin për dore. Në një çast të vetëm fotografie ajo duket sikur bën disa jetë njëkohësisht. Ndoshta pak metra më tutje kullot bagëtia, ndërsa duart e saj mund të jenë duke punuar me shtiza për një triko. Pra një grua që bën tre...