Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Graziano Pastori: Muzika klasike si frymëzim për pikturën bashkëkohore
Në janarin e këtij viti Tirana priti një ngjarje artistike të veçantë, ekspozitën personale me piktura të piktorit të njohur italian Graziano Pastori, e titulluar “La Strada”. Ekspozita në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve shënon dhe një moment të rëndësishëm në karrierën e artistit, pasi vjen pas një periudhe disa vjeçare, ku ai ka krijuar. Me këtë ekspozitë, piktori Pastori një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor synon të ndajë me publikun shqiptar botën e tij të brendshme artistike, frymëzimet që ka pasur dhe procesin krijues, që e ka përcjellë gjatë gjithë jetës. Në intervistën për gazetën “SOT” Graziano Pastori shprehet se arti është një aspekt thelbësor i qenies njerëzore, një gjë shpirtërore që e përcjell me pasion që nga mosha e...