Gonxhja: 78 aktivitete me mbi 3500 pjesëmarrës në programin “Edukimi përmes Kulturës” në periudhën janar-shkurt
Në periudhën janar-shkurt 2026, nëpërmjet programit “Edukimi përmes Kulturës”, nga institucionet e artit dhe kulturës në vend, janë organizuar 78 evente. Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor, ku thekson se investimi në art, kulturë dhe sport është një prioritet strategjik kombëtar, i cili lidhet direkt me cilësinë e arsimit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e identitetit kulturor. “Në Konferencën mbarëkombëtare për edukimin pas shkollor, me kolegët Kumbaro, Ibrahimaj dhe Demo për të diskutuar mbi rolin e aktiviteteve jashtëkurrikulare për zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve, veçanërisht për rolin e formimit kulturor në zhvillimin e aftësive të reja tek fëmijët dhe të rinjtë. Investimi në art, kulturë dhe sport është një prioritet strategjik kombëtar, i cili...
Burimi:
sot.com.al