Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja
Pallati Golestan, një nga objektet e njohura kulturore të Teheranit e që është nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret, dyert dhe pasqyrat janë dëmtuar nga shpërthimet pranë sheshit Arag në qendrën kulturore-historike të Teheranit, ka njoftuar agjencia e lajmeve ISNA. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka bërë të ditur se ua ka dërguar të gjitha palëve koordinatat gjeografike të lokaliteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe atyre me rëndësi kombëtare, në mënyrë që të shmanget çdo dëmtim i mundshëm. Golestani, ose “Pallati i kopshtit të trëndafilave”, është një nga komplekset mbretërore më të vjetra në Teheran dhe njihet edhe për sallën e pasqyrave. Autoritetet iraniane kanë...
Burimi:
kultplus.com