“Goca e Kaçanikut” në skenën e Shkupit, vepër e Rauf Dhomit me regji nga Nikolin Gurakuqi
Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” këtë mbrëmje në skenën e Shkupit. Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar, paraqitet në Shkup me “Gocën e Kaçanikut” vepër e kompozitorit Rauf Dhomi me regji nga Nikolin Gurakqi. Me ftesë nga komuna e Çairit, skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të mirëpresë këtë mbrëmje operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”. Kjo vepër madhështore e kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe nën dirigjimin e Edon Ramadani, vjen e interpretuar me emocion të veçantë nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës. Një ngjarje kulturore e rrallë, që do t’i dhurojë Shkupit një mbrëmje të paharrueshme me artin e operas kosovare. Opera...
Burimi:
sot.com.al