“Frederik Rreshpja në poezi e përjetësi”, tryeza shkencore mbledh studiuesit, në qendër krijimtaria e autorit

“Frederik Rreshpja në poezi e përjetësi”, tryeza shkencore mbledh studiuesit, në qendër krijimtaria e autorit

Krijimtaria poetike e autorit Frederik Rreshpja, jeta dhe veprimtaria e tij ishin në qendër të një tryeze shkencore që mblodhi studiuesit. Tryeza shkencore “Frederik Rreshpja në poezi e përjetësi” u organizua nga Departamenti i Studimeve Letrare (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave). Në fjalën e mbajtur nga akademik Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë u nënvizua rëndësia e mbajtjes së kësaj tryeze me rast të njëzetvjetorit të ndarjes nga jeta të Frederik Rreshpjes (1940-2006), lirikut “të pangjashëm” që la gjurmë me një krijimtari të veçantë poetike. Në kumtesat e mbajtura u trajtuan aspekte qenësore të kësaj krijimtarie, me nënvizime dhe të motiveve që përmbahen në të, duke u analizuar dhe në elemente të përmbajtjes dhe të kompozimit. Kumtuan...