Fondi i Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026, pas aplikimeve, 16 dorëshkrime kalojnë në fazën e vlerësimit

Fondi i Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026, pas aplikimeve, 16 dorëshkrime kalojnë në fazën e vlerësimit

Nga Julia Vrapi Janë 16 dorëshkrime, që vijojnë garën në Fondin e Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026, pasi plotësuan kriteret e kërkuara në thirrjen më parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, procesi ka hyrë tashmë në fazën e shqyrtimit dhe vlerësimit të dorëshkrimeve të paraqitura. Thirrja për aplikim qëndroi e hapur nga data 1 deri më datë 19 qershor, ku nëpërmjet këtij fondi, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit synon të mbështesë autorët shqiptarë të letërsisë për fëmijë dhe do të vijojë të jetë ndër projektet e saj të përvitshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, këtë vit nga 18 aplikimet e paraqitura në fond, 16 dorëshkrime plotësuan kriteret dhe kaluan për shqyrtim, ndërsa dy...