Fjalimi i rrallë i Faik Konicës në Nju-Jork për kostumin popullor shqiptar

Fjalimi i rrallë i Faik Konicës në Nju-Jork për kostumin popullor shqiptar

Në pritjen dhe koncertin e dhënë për nder të tij të premtën e kaluar pas dite në Muzeun e Institutit të Bruklinit, shkëlqësia e tij, ambasadori i Shqipërisë në Uashington, z. Konica, mbajti këtë fjalim për kostumin shqiptar. Nga: Faik KonicaZ. Kryetar, zonja dhe zotërinjËshtë me të vërtetë nder kur të presin kaq mirë në këtë institut të shkëlqyer dhe mund t’i flasësh një auditori kaq të shquar dhe prandej ju jam thellësisht mirënjohës Kryetarit e Këshilltarit që më dhanë këtë mundësi.Ndonëse unë do të flas kryesisht për veshjen shqiptare, ndoshta, do të ishte me vend që si hyrje të thosha pak fjalë për Shqipërinë përgjithësisht.Shqipëria është ndër të paktat vende që kanë rritur pavarësinë kombëtare dhe shtetin e vet në këta pesëmbëdhjetë e fundit....